Për të përmbushur kërkesat e diplomimit, studentët duhet të plotësojnë ngarkesën minimale të kërkuar të kursit dhe duhet të arrijnë ose të tejkalojnë mesataren e notave kumulative (CGPA) nivelin 2.00 pa pasur notat FD dhe FF.Nëse studenti Master profesional ka një kurs të dështuar, kalimi me sukses i të cilit i mundëson atij/asaj të diplomohet, ai/ajo lejohet për të hyrë në provimin plotësues.Studenti që përfundon me sukses kreditet e kërkuara si dhe mikrotezën duhet të ketë grumbulluar 60 kredite ECTS, i jepet Diploma Master Profesional.Nëse studenti i Master i Shkencave në fund të semestrit të tretë ka një lëndë të dështuar, kalimi me sukses i të cilit i mundëson atij/asaj për të marrë tezën, ai/ajo lejohet të hyjë në provimin shtesë.Studenti që përfundon me sukses kreditet e kërkuara si dhe tezën duhet të ketë grumbulluar 120 kredite ECTS, i jepet Master Diploma e Shkencave.