theme-img-mobile Mentorship
undefined undefined


Bashkohu me Programin e Mentorimit Peer-to-Peer të EPOKA University!

Po kërkon mbështetje shtesë për lëndët e tua, apo dëshiron të ndihmosh studentët e tjerë të kenë sukses në studimet e tyre?

Zyra e Planifikimit të Karrierës dhe Alumni fton të gjithë studentët e EPOKA University të bëhen pjesë e Programit të Mentorimit Peer-to-Peer, një nismë që synon të nxisë mbështetjen akademike, shkëmbimin e njohurive dhe bashkëpunimin ndërmjet studentëve.

Në kuadër të këtij programi, studentët që kanë rezultate të mira dhe njohuri të forta në lëndë të caktuara mund të angazhohen si Mentorë, duke mbështetur studentët e tjerë që kanë nevojë për ndihmë dhe orientim shtesë, të cilët do të marrin rolin e Mentee-ve.


Si funksionon programi?


Për Mentee-t: Nëse has vështirësi në lëndë apo tema të caktuara, një mentor mund të të ndihmojë të rishikosh materialet mësimore, të kuptosh më mirë konceptet e vështira dhe të përmirësosh njohuritë përmes mbështetjes dhe bashkëpunimit me një student tjetër.

Për Mentorët: Nëse ke rezultate të mira në lëndë të caktuara, mund të ndash njohuritë e tua, të ndihmosh studentët e tjerë të kapërcejnë vështirësitë akademike dhe njëkohësisht të zhvillosh aftësitë e tua në komunikim, udhëheqje dhe mësimdhënie.

Programi krijon një mjedis mbështetës ku studentët mësojnë nga njëri-tjetri, fitojnë më shumë besim në aftësitë e tyre dhe zhvillohen së bashku.


Si mund të aplikosh?


Aplikimet janë tashmë të hapura për të dyja kategoritë: Mentorë dhe Mentee!


Apliko si Mentor

Apliko si Mentee

Pavarësisht nëse dëshiron të marrësh mbështetje akademike apo të ndash njohuritë e tua me të tjerët, ky është një mundësi për t'u bërë pjesë e një komuniteti studentor të bazuar në bashkëpunim dhe sukses të përbashkët.


Mësojmë së bashku. Mbështesim njëri-tjetrin. Arrijmë sukses së bashku!



epoka-logo
info@epoka.edu.al
+355 4 2232 086 - +355 4 2222 117
Rr. Tirane-Rinas, Km. 12 1032 Vore Tirana, Albania