Më 9 tetor 2024, Universiteti EPOKA mirëpriti studentët për Vitin Akademik 2024-2025 me një Ceremoni Mirëseardhjeje të gjallë dhe emocionuese.
Studentët u përshëndetën nga folës të nderuar, përfshirë Prof. Dr. Ahmet Öztaş, Rektor i Universitetit EPOKA, si dhe të diplomuar frymëzues dhe përfaqësues nga kompanitë partnere.
Gjatë eventit u shfaq një video prezantim histori suksesi të ish-studentëve, duke theksuar ndikimin e arsimit në EPOKA. Për të shtuar atmosferën festive, studentja jonë e talentuar, Emi Baloshi, realizoi një performancë muzikore.
Po ashtu, Artela Roshi, Presidentja e Këshillit të Studentëve, z. Armando Alicanaj, Menaxher Programi dhe Administrator në Green Coast (Grupi BALFIN), dhe alumni Enxhi Lipa, CEO i Brain Nest Institute, mbajtën fjalime frymëzuese që la një përshtypje të fortë te të gjithë të pranishmit. Fjalët e tyre inkurajuan studentët të shfrytëzojnë mundësitë e reja dhe të përfitojnë sa më shumë nga eksperienca e tyre universitare.
Ne shprehim falënderimet tona të sinqerta të gjithë studentëve për entuziazmin dhe energjinë pozitive që sollën, duke ndihmuar në krijimin e një atmosfere të paharrueshme. Ceremonia e Mirëseardhjes ishte një mundësi e shkëlqyer për studentët të lidhnin miqësi, të angazhoheshin me stafin akademik dhe të krijonin rrjete të vlefshme brenda komunitetit të EPOKA-s.
Gëzuar një vit akademik të suksesshëm dhe frymëzues!